Prej ditësh po përflitet për një skandal të madh të financimit të mediave dhe gazetarëve shqiptarë nga shteti grek.
Një sherr mes ministrave grekë ka nxjerrë në skenë se qeveria greke ka financuar, në mënyrë sekrete, disa media dhe portale shqiptare, sikurse edhe politikanë që merren me Marrëveshjen e Detit, me mbi 1 milionë euro vetëm për muajin tetor të këtij viti.
Gazeta “Dita” shkruan se “në listën e publikuar nga gazeta greke lexohen mes të tjerave emrat e Qamil Lirza, pedagog ka përfituar gjithsej 63.000 euro. Olta Gixhari, aktore 12.000 euro, Shpëtim Idrizi, Kryetar i partisë kryesore çame në Shqipëri 340.000 euro, Dashamir Tahiri, ish-deputet i partisë të çameve ka përfituar 25.000 euro. Eni Vasili, gazetare ka përfituar 20.000 euro, Mustafa Nano, gazetar 30.000 euro. Artur Zheji, Kosta Barka, Henri Cili, Artan Hoxha, Alfred Cako, Mentor Nazarko kanë marrë gjithashtu sasi të ndryshme parash”.
Por këto akuza nuk janë pritur mirë nga aktorja shqiptare Olta Gixhari, e cila i ka hedhur poshtë të gjitha si të pavërteta dhe shprehet se shpifësit do të mbajnë përgjegjësi.
https://www.instagram.com/p/BpQBrCCHrUH/?utm_source=ig_embed
Ajo do të jetë e ftuar në emisionin “Opinion” për të folur më gjatë mbi këto pretendime, me sa duket të pavërteta.
“Është një marrëzi që më ka prishur ditën! Dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë shpifje të rëndë kundër emrit tim. Nesër një deklaratë më e gjatë në ‘Opinion”./Dita
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...