Qindra personalitetet e njohura të artit, muzikës, televizionit e sportit kanë nisur iniciativat për tu dalë në ndihmë njerëzve të goditur nga tërmeti vdekjeprurës.
Edhe reperi i famshëm Unikatil e ka ndarë dhimbjen me popullin shqiptar pas fatkeqësisë natyrore, shkruan portai arbresh.info
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë të ditur se në koncertin që do të mbajë në Zvicërr me 30 Nëntor, ka me dhuru 5 franga nga çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor, dhe do të dhuroj edhe ai personalisht 5 franga për çdo 5 franga të dhuruara.
“ Më dhemb zemra për katastrofën që i ka ndodhë shtetit amë! Ka me dhuru 5 franga për çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor, për ndihmë. Unë poashtu kom me shtu (match) 5 franga për çdo 5 franga.”, ka shkruar mes të tjerash Unikkatil.
Sidoqoftë, Unikkatil vazhdon të jetë një prej artistëve më të kërkuar e më të suksesshëm shqiptarë, i cili njëherësh shquhet edhe për një numër të madh të këngëve që i ka sjell ndër vite.
“Shqiptar”, bashkëpunimi me reperin Mozzik mbetet kënga e fundit të cilën e lansoi në korrik dhe në YouTube tanimë ka kaluar shifrën e gjashtë milionë shikimeve. /arbresh.info/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës