Ditë më parë u fshi e gjithë Playlista e krijuar për të gjithë konkurrentët e “Festivalit të Këngës” në kanalin e RTSH-së në YouTube.
Edicioni i 58-të i Festivalit të RTSH-së ngjalli polemika të shumta këto ditë, fillimisht për fituesin që përzgjodhën, pikët e jurisë shqiptare pasi siç është raportuar Elvana ishte një ndër favoritet për të fituar dhe kjo i zhgënjeu të gjithë, shkruan portali arbresh.info
Pas këtij veprimi ka reaguar Elvana Gjata, pasi kënga e saj “Me tana” ishte më e klikuara më mbi 4 milionë klikime.
“Me tana” tani është publikuar në kanalin tim në Youtube. Kjo është përgjigje për të gjithë ju që më keni pyetur pse në kanalin e RTSH është zhdukur kënga ime, unë nuk e kam idenë…ishin më shumë se 4 milionë shikime atje, por jam e sigurt se miliona të tjerë do të vijnë. Ju dua shumë!”, ka shkruar Elvana.
Ndryshe, Arilena Ara u rendit në vendin e parë me 67 pikë, duke marrë të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.“Shaj” mban titullin kënga e saj që në “Eurovision 2020” është raportuar se do të këndojë në gjuhën angleze. /arbresh.info/
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!