Lajmet e rrejshme tashmë kanë përfshirë shumë prej personazheve të njohur.
Raportimet e rrejshme për vdekje apo aksidente janë më të ndjeshmet, të cilat ndikojnë negativisht dhe prekin personat që apostrofohen në lajme të tilla.
Së fundmi, i prekur nga ky fenomen ka ngelur edhe këngëtari i njohur Shkelzen Jetishi – Xeni.
Për këngëtarin nga Gjakova, është raportuar në disa media të rrejshme se i ka vdekur bashkëshortja, lajm i cili del të jetë jo i vërtetë.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Xeni ka reaguar duke demantuar një lajm të tillë, ndërsa ka treguar se ai dhe familja e tij gëzojnë shëndet të plotë.
Këngëtari Jetishi citon se i vjen keq për shqetësimet që janë krijuar në rrjetet sociale.
“Familjare, miq,dashamire ,shoke…po qarkullon ne nji portal se kam pase nji fatkeqesi…..por s’eshte e vërtetë …rrini pa merak se jemi gjithe familja shendosh e mire….me vje keq per shqetesimet qe ju kane sjelle…”, (sic.), ka shkruar Shkelzen Jetishi./telegrafi/
“Ti dole rrenc para publikut, e Driloni doli lojtar”, Xhenet...
Saranda, një nga qytetet më të preferuara për Vitin e Ri
Berisha: 2025 do të jetë viti i fitores për opozitën
Driloni ia kthen Gjestit, e vë në siklet dhe i then vezën pë...
Aventura e Fonsencas tek Milani mund të merr fund
Rëndësia e shëndetit oral për shëndetin e përgjithshëm