Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte ka një gëzim të madh në familje. Ai po marton djalin e tij, Lapidarin. Në një postim në Facebook, Lladrovci ka gjetur kohë të falendëroj të pranishmit për pjesëmarrje.
Në fotot e publikuara shihet se në dasmë po marrin pjesë edhe Ali Ahmeti si dhe Bekim Jashari me gruan.
Më poshtë postimi i Lladrovcit:
Dasma e Lapidarit dhe Arlindës, është ngjarje për familjen tonë, me shumë kuptim dhe vlerë. Sonte, duke parë mysafirët tanë, mua dhe Shemsien, na bën që të jemi prindërit më të lumtur, për shumë arsye.
Sonte, ishte e pamundur t’i kemi në dasmë krejt ata që kemi pasur dëshirë t’i ftojmë, sepse janë shumë, në të gjitha trojet shqiptare. I kujtojmë sonte me respekt, të gjithë ata që u gjendën pranë nesh që bashkëvepruan dhe ishin në radhën e çlirimtarëve e që nuk janë fizikisht me neve.
Në këtë festë tonën, dua të falënderoj miqtë tanë të rinj, Familjen Alshiqi si dhe të gjithë dashamirët që na uruan për martesën e Lapidarit dhe Arlindës!
Të gjithëve, ua kthefshim me të mirë!
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?