Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka njoftuar që është bërë përsëri gjysh, shkruan Gazetablic.
Ai me anë të një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, është shprehur tejet i gëzuar me ardhjen në jetë të mbesës së tij.
“Sot na u bënë dy gëzime. Edhe nusja kaloj mirë edhe vajza e djalit erdhi në jetë me shëndet. U bëfshin qindvjeçarë. ” – është shkrimi i plotë i Kelmendit.
Kujtojmë që Kelmendi është goxha i lidhur me familjen, dhe se një ditë para se të mbahej seanca për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ai kishte deklaruar për media se ka marrë kërcënime për anëtarët e familjes së tij në rast se voton pro Demarkacionit.
Pavarësisht kësaj, ai ditën që u mbajt seanca deklaroi se votën pro po e jepte për të mirën e popullit të Kosovës, pavarësisht asaj se po kërcënoheshin anëtarët e familjes së tij.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...