Ramë Lahaj ripërpunon këngën ‘Kthehu rini’

12:26 | 19 Qershor 2020
A. B.

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, vazhdon të jetë i suksesshëm në rrugëtimin e tij muzikor duke pushtuar operat e teatrot më të mëdha të botës.

Ramë Lahaj ka vendosur t’i relaksoi fansat me përpunimin e këngës ‘Kthehu rini’, ku ka përçuar një mesazh të fortë tek ta, shkruan portali arbresh.info

‘Kthehu rini’ titullohet kënga e punuar nga Naim Krasniqi, me orkestrim të Florent Boshnjakut dhe videon e punuar prej Artan Korenciës.

“Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak”, shkruan Ramë Lahaj.

 

View this post on Instagram

 

Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t’u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë. Një herë, na vrau regjimi, pastaj mërgimi, e sot po na mbytë politika e keqe për të cilën jemi vet fajtorë për përzgjedhjet që bëjmë. Politikën e keqe nuk duhet kurrë ta marrim si pretekst për të imigruar. Nuk mund të ikim gjithmonë! E kemi për detyrë të qëndrojmë këtu për shumë arsyeje. Për gjakun e dëshmorëve, për rrenën që na e bëjnë sot, duke na thënë: ‘BAC U KRY!’. Jo! S’është kry BAC! Po t’rrejnë ty e neve. E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik! Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak. Boll ma me politikanë që bëjnë jetë milionerësh, e pas lanë një popull në skamje. Të duam Kosovë, të duam mërgatë! Ti je zemra e madhe e Kosovës tonë të vogël! Faleminderit Naim Krasniqit për këtë super-këngë! Florent Boshnjakut për ri-orkestrim dhe mikut tim Artan Korenica për videon. I juaji përgjithmonë Rame S. Lahaj Versionin e plote mund ta gjeni ne YouTube ose ne linkun lart ne Bio.

A post shared by ???? (@ramelahaj) on

Tenori me prejardhje nga Istogu periudhën e pandemisë e ka kaluar në Australi, ndërsa me t’u lehtësuar masat ditë më parë u kthye në Kosovë dhe momentalisht ndodhet në Shqipëri.

Ai po vazhdon të jetë njëri prej artistëve më të kërkuar e më të suksesshëm në botë në fushën e tij. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme