Mbrëmë tenori i njohur Ramë Lahaj ka performuar në Prishtinë në sheshin ‘Skëndërbeu’ duke mbledhur shumë njerëz për ta dëgjuar zërin e tij të veçantë teksa performonte.
Postimi i tij i plotë:
“Mundesh me qenë me fat, me i rae tanë dynjasë rreth e përqark, po dashninë si në tokën nanë s’e gjen askund! Aty ku t’a shijojnë e dëgjojnë çdo frymëmarrje, sikur të ishte e fundit. Aty ku vuajtja e gëzimi na rrëmbejnë njëkohësisht, sepse kemi vuajt shumë që m’u mbledhë kështu… pa frikën nga pushtuesi, e për të k’nue gjithçka që na do zemra në tokën që sakrifikuam aq shumë për të.
Nga sheshi i të madhit Skënderbe, e me hovin e trokut të tij, sh’iptarët do t’i biejnë botës anë e mbanë, për me tregue që jemi diamanti i Evropës, jo ai qe ju është e shtremnue ndër shekuj!
Ju dua, qysh e do nana fëmijën, ohh sh’iptarët e mi të dashur! E ju premtoj se cdo vit kam me ju dhanë një koncert të këtillë, për çdo vit kemi me i këndue bashkë dashnisë e lirisë.
Një falënderim i madh për komunën e Prishtinës, orkestrës mbarëkombëtare dhe kolegëve të mi nga vendi e ndërkombëtarë. I juaji përgjithmonë.”: Ka shkruar Ramë Lahaj në një postim në Facebook, duke shprehur kështu kënaqësinë që ka ndjerë teksa ka performuar para publikut shqiptar.
Kujtojmë që pak ditë më pare, Lahaj njoftoi se kishte probleme me një infeksion dhe shpresonte ta kalonte, por fatmirsisht ai e kaloi me sukses duke arritur që me kohë të rekuperohej për të qenë në formë të mire në performancën e tij në Prishtinë.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...