Google ADS

Ramë Lahaj, “Ç’na duhet tetari, kemi nevojë për më shumë dyqane Gucci”

19:39 | 18 Maj 2020
Arbresh Info

Ramë Lahaj është artisti i fundit që ka reaguar për rrënimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Pamjet në rrugët e qytetit të Tiranës të çojnë mallin e një kaosi, qytetarë të shumtë kanë dalë të protestojnë për shembjen e Teatrit Kombëtar, shkruan lajmi.net.

Artistë të cilët nuk kanë mundur të marrin pjesë në këto protesta kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, duke linçuar qeverinë e këtij vendi për veprimin e ndërmarrë.

Së fundmi përmes një postimi të bërë në Instastory ka shprehur pakënaqësi edhe tenori me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj i cili shkruan “Ç’na duhet teatri, kemi nevojë për më shumë dyqane Gucci. Urime o mendjendritur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme