Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën. Ai theksoi se solidariteti ndaj këtij shteti është e natyrshme. Më tej kryeministri shqiptar theksoi se nuk ka asnjë interes ta shohësh Rusinë si vend aleat. Ai solli në vëmendje faktin që Shqipëria është i vetmi vend në Europë që prej 1990-ës nuk ka pasur këmbim vizitash me Rusinë.
“Nuk ka asnjë interes, nuk ka asnjë nevojë ta shohësh Rusinë si aleat për aq kohë sa Rusi, ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit nuk do të zhduket. Jemi i vetmi vend në Europë që prej 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë, as nga autoritetet e larta në Moskë, apo autoritetet e larta të Moskës tek ne. Solidariteti ndaj Ukrainës është gjëja më e natyrshme”, tha Rama.
Samiti i Pragës do zgjasë 3 ditë, dhe aty liderët e europës do të diskutojnë për cështjet e sigurisë por dhe për zgjerimin./rtsh.al/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...