Dokumentari “Leaving Neverland”, ku shfaqen dëshmi të njerëzve të ndryshëm që akuzojnë Michael Jackson për abuzime seksuale kundrejt të miturve, ka bërë që disa media të mos transmetojnë këngët e mbretit të muzikës pop.
Në Kanada, 3 radiostacione kanë hequr dorë nga këngët e Jackson dhe nuk po i transmetojnë më, mirëpo kjo listë mund të zgjerohet edhe më tej.
“Billboard” ka iniciuar një peticion ku iu kërkon radiove kanadeze të mbajnë qëndrim dhe t’i tregojnë publikut nëse duan apo jo të transmetojnë këngët e Jackson.
Rreth 300 radio kanë thënë se nuk do të ndalojnë së transmetuari këngët e mbretit të muzikës pop derisa të vërtetohen të akuzat.
Në momentin që gjykata konfirmon vërtetësinë, ato kanë thënë se do të ndërpresin menjëherë transmetimin e këngëve të Jackson.
Dokumentari “Leaving Neverland” gjendet në gjykatë ku po analizohet dhe mblidhen fakte për vërtetësinë e dëshmive të paraqitura aty.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...