Një radio stacion në Exeter ka ndaluar muzikën e Rita Orës, pasi ajo u kap duke thyer rregullat e izolimit në mbledhinë e ditëlindjes së 30-të.
Këngëtarja e pranoi se kishte mbledhur miqtë e saj ilegalisht në restorantin Casa Cruz në Notting Hill në Londër të shtunën me 28 nëntor, transmeton portali arbresh.info
Ora pretendoi që ndeja ishte vendim i çastit, duke shtuar që mendonte se ishte e pranueshme meqë vendi do të dilte nga izolimi në katër ditë.
Këngëtarja thotë se i vjen keq për thyerjen e rregullave dhe vënien e njerëzve në rrezik, dhe ajo është raportuar të ketë paguar vullnetarisht një gjobë prej 10,000 funta për organizimin e një tubimi të paligjshëm.
Pas njoftimit, drejtuesi i Radio Exe Ben Clark ka renditur në listën e zezë Ora për veprimet e saj, duke u thënë dëgjuesve të tij, ‘Unë nuk mund të flas për asnjë prezantues tjetër të Radio Exe, por që tani, për një të ardhme të parashikueshme, nuk po luaj asnjë këngët e saj”.
Nuk është për t’u habitur, Rita është përballur me reagime të ashpra për shkak të mbajtjes së saj të paligjshme të ditëlindjes, e cila ndodhi në një kohë kur restorantet u urdhëruan të mbyllen dhe njerëzit u ndaluan të shoqëroheshin me dikë jashtë shtëpisë së tyre ose flluskë mbështetëse./arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...