“E pranoj” duket se po i sjell probleme.
R Kelly i përgjigjet kritikave dhe akuzave, pak orë pasi publikoi këngën e tij më të re, “e pranoj” ku për plot 19 minuta, ai pranon gabimet që ka bërë në të kaluarën e tij, por ka hedhur poshtë çdo akuzë në lidhje me ngacmime seksuale apo pedofili.
Ai thotë se pranon që ka tradhtuar çdo femër të jetës së tij, por kurrë nuk ka arritur të prekë me dorë një fëmijë apo të kryejë veprime të turpshme me ta. Përgjigja vjen pas investigimeve të rrjetit BBC.
“Nuk i kam respektuar këto femra. Merreni karrierën time dhe kthejeni përmbys sepse prej saj kam arritur të kem shumë femra” lexohet ndër rreshtat e tekstit.
Më pas këngëtari i famshëm i R&B, flet për çmenduritë që i është dashur të dëgjojë ndër vite, kur e kanë quajtur vazhdimisht një pedofil.
Sot 51 vjeç, ai thotë se ka qenë mjaftueshëm tradhtar dhe kërkon falje për ato që i quan shqisa mashkullore. R Kelly pranon edhe abuzimin ndër vite me alkoolin por për këtë, barrën e fajit ja lë famës dhe thotë se vetëm Zoti mund t’ja mbyllë gojën.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...