Mbrëmë (e hënë) në Radio City Hall të New Yorkut është mbajtur ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards.
Rita Ora dhe Bebe Rexha ishin dy këngëtaret shqiptare, të cilat shkëlqyen me dukjen dhe paraqitjen e tyre në këtë event të përmasave gjigante.
Madje Rita Ora arriti të rrëmbejë edhe një çmim, atë për “Këngën më të mirë ritmike”, për bashkëpunimin “Lonely Together” me DJ Aviciin.
Por megjithëse shqiptarët e Kosovës u përfaqësuan denjësisht nga dy shqiptare në mbrëmjen e MTV VMA, ata nuk patën mundësinë që ta ndjekin atë në transmetim direkt, të paktën jo sipas mënyrës legale.
MTV nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe si rrjedhojë nuk i ka lejuar shqiptarët e Kosovës që të votojnë për këngët konkurruese, e aq më pak edhe ta shikojnë mbrëmjen e ndarjes së çmimeve.
Nëse një qytetar tentoi të votojë ose ta shikojë eventin brenda rrjetit kabllor në territorin e Kosovës, ishte e pamundur, ngase MTV lajmëronte që në start që transmetimi dhe votimi “nuk janë aktiv në regjionin tuaj”.
Edhe personat që kanë tentuar ta shikojnë në live stream mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, e kanë pasur të pamundur një gjë të tillë, pasi MTV refuzoi ta transmetojë në lidhje direkte shfaqjen edhe për fansat e Kosovës.
Krejt kjo mund të ndodh për faktin se Kosova ende nuk është pjesë e Unionit të Transmetuesve Evropianë (EBU), dhe si pasojë nuk gëzon të drejtat si çdo shtet tjetër për të votuar ose parë eventin, megjithëse për ta parë është një e drejtë legjitime që nuk duhet të jetë e censuruar në mbarë botën.
E vetmja mënyrë që shqiptarët e Kosovës kanë ndjekur MTV Video Music Awards ka qenë përmes rrjeteve kabllore ilegale që rëndom operojnë në disa prej regjioneve të vendit.
Sido që të jetë, shqiptarët e Kosovës u ndjenë krenarë me suksesin e Rita Orës në këtë event, e cila rrëmbeu çmimin e parë të MTV-së në karrierën e saj.
Ndryshe nga Ora, pa shpërblime mbeten dy shqiptaret tjera, Bebe Rexha (e cila ishte e nominuar në vetëm një kategori), dhe Dua Lipa (e cila ishte e nominuar në tri), ndërsa kjo e fundit as nuk u pa e pranishme në event./Telegrafi/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda