Aktorja e njohur, Jonshel Alexander u vra gjatë të shtënave në fundjavë në vendlindjen e saj Louisiana.
Ajo ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare, shkruan ‘People’ transmeton arbresh.info
Policia tha se Alexander dhe një burrë u qëlluan brenda një automjeti të shtunën në New Orleans dhe ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me makinë në spital për trajtim.
Në moshën 12-vjeçare, ajo luajti personazhin Joy Strong në “Beasts of the Southern Wild”, një dramë e filmuar pranë Houma që tregon historinë e një komuniteti të varfër të Louisianas.
Filmi fitoi ‘Çmimin e Madh të Jurisë’ në ‘Festivalin e Filmit Sundance’ dhe u nominua për katër çmime ‘Oscar’, duke përfshirë ‘filmin më të mirë’.
Ndërkohë, hetuesit janë në kërkim të një personi për të shtënat dhe kanë kërkuar ndihmën e publikut për çdo informacion në lidhje me rastin. /arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...