Qan në krahët e tij, Bardhi e ngushëllon Sara Gjordenin: Je nëna e fëmijëve të mi

10:36 | 4 Mars 2024
E.G

Sara Gjordeni dhe Françeska Murati ditën e djeshme (e diel) u përfshinë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën.

Situata në shtëpi eskaloi, ndonëse për pak sa nuk kaluan edhe në përleshje fizike.

E gjitha nisi për papastërti, nga disa akuza që Françeska ia hodhi modeles së njohur.

Pas gjithë kësaj, në shtëpi erdhi një ‘zarf i zi’, me anë të së cilit u mësua se anulohet televotimi i së martës.

Kjo duket ta ketë prekur Sarën, e cila tha se e di çfarë do të ndodhë, mbase edhe mund të largohet nga shtëpia.

Të njëjtën e ka ngushëlluar partneri i saj, Bardhi, derisa po qante me dënesë në oborr.

“Je nëna e fëmijëve të mi”, i është drejtuar në një moment reperi nga Kumanova.

Pritet të shihet në vazhdim se çfarë saktësisht do të ndodhë apo cili do të jetë vendimi. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme