Drejtuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, është pyetur së fundmi nga fansat rreth edicionit të tretë.
Në ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram, prezantuesi tha se 90 për qind ishin rreth spektaklit.
“Thonë se nuk do të ketë Big Brother VIP Kosova 3 këtë vit, a është e vërtetë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Nuk do të përgjigjem në pyetje sepse nuk keni tregu kreativitet. 90 për qind i tyre kishte të bënte me Big Brother VIP Kosova”, u shpreh ai.
Moderatori tutje theksoi: “Nuk kam ç’të them për BBVK”.
Në edicionin e dytë kujtojmë që fitues u shpall ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu.
Për edicionin e radhës ndërkohë ka pasur shumë spekulime, ku edhe kanë nisur të qarkullojnë disa emra, edhe pse asgjë nuk ka konkrete. /Telegrafi/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030