Në intervistën e radhës të “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel e pranishme ka qenë moderatorja e njohur, Kiara Tito.
Derisa ka folur për momentet e para të fillimit të karrierës, në vëmendje u risoll ‘puthja e famshme’ me këngëtarin Butrint Imeri gjatë një puntate të emisionit “Select”.
Teksa ka komentuar këtë pjesë, ajo tha se ky moment i solli ndryshime të mëdha në jetë e sferën profesionale.
Prezantuesja shqiptare theksoi se mund të ketë për të mirë edhe në gjëra të tjera.
“Unë që nga ky moment që dhashë puthjen, pata një ndryshim të madh edhe në rrjetet sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte rastësore, por edhe Selecti eci mbarë. Mund të ketë ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave”, shtoi ajo.
Ata shpesh u përfolën për një lidhje dashurie të mundshme, por që hodhën poshtë aludimet disa herë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...