Pushimet luksoze të Rita Orës në Indi

22:55 | 29 Korrik 2023
Diellza Gashi

Megaylli i muzikës pop, Rita Ora, ka shijuar një pushim luksoz në Indi me bashkëshortin e saj, yllin e Hollywoodit, Taika Waititi.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 32 vjeçe, ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video të udhëtimeve të saj teksa vizitoi një numër pikash turistike, përfshirë Taj Mahalin.

Rita – e cila publikoi albumin e saj më të ri “You & I” në fillim të këtij muaji – tha se po festonte suksesin e tij me një pushim romantik me bashkëshortin e saj regjisor, shkruan The Sun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme