Google ADS

Publiku në Shqipëri ia dha 12 pikë Rusisë në Eurovision

19:40 | 19 Maj 2019
L G

Kënga e Rusisë në Eurovision ishte më e votuara nga publiku në Shqipëri në finalen e së dielës.  Holanda të dielën arriti të fitonte në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, në një garë deri në fund të paparashikueshme.

Në finale, këtë herë ishte edhe Shqipëria që në fund mori 90 pikë me “Ktheju Tokës” të Jonida Maliqit.

Pas gjithë garës, Eurovisioni ka publikuar votat e secilit shtet me juri dhe nga publiku.

Teksa votat e jurisë ishin publike me Maqedoninë e Veriut që mori maksimumin prej 12 pikësh, votat e publikut në maksimum shkuan për Rusinë dhe Sergey Lazarev me “Scream”.

Juria e votoi me 10 pikë Zvicrën, ndërsa publiku San Marinon.

Në vend të tretë te juria ishte Azerbajxhani, ndërsa te publiku Italia, transmeton Koha.net

Më poshtë është fotografia e votave të jurisë (majtë) dhe të publikut (djathtë) :

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme