Google ADS

Publikon fotografi krah Rinës, Sin Boy: Kur ajo është e lumtur, jam edhe unë

13:35 | 22 Janar 2020
Arbresh Info

Ka tash e disa muaj që reperja nga Istogu, Rina Balaj, e ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me reperin Sin Boy.

Ndonëse ky i fundit është me prejardhje shqiptare dhe deri më tani jetoi në Greqi, tashmë duket se është rikthyer në Kosovë për të bashkëjetuar me partneren e saj.

Megjithatë, çifti i ri po shijojnë tejet shumë kohën së bashku dhe tani lirshëm mund të thuhet se janë bërë të pandashëm.

Së fundmi është Sin Boy, ai i cili ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale disa fotografi përkrah këngëtares Balaj.

Fotot në fjalë e shfaqin dyshen mjaft të dashuruar dhe të gëzuar që kanë përzgjedhur njëri-tjetrin.

“Jam i lumtur kur ajo është e lumtur”, është përshkrimi që ka vënë krahas imazheve.

Përveç jetës personale, të njëjtit janë duke punuar edhe në prurje të reja që do i sjellin së shpejti para publikut.

Ndërkohë që “Meredith” i Rinës ku në klip është edhe i dashuri i saj u prit mjaft mirë dhe ka kaluar shifrën e 2.2 milionë shikimeve në YouTube. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme