Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat për zhanrin e veçant që ka.
E së fundi është publikuar trileri i plotë i dokumentarit të saj, shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info
I paralajmëruar në muajin shtator, dokumentari me titull “Billie Eilish: The World’s A Little Blurry”, pritet të lansohet nëpër kinema dhe në platformën “Apple TV+”, në shkurt të vitit 2021.
Ky projekt i shumëpritur nga adhuruesit e këngëtares 18-vjeçare, vjen me regji të R.J. Cutler ndërsa është prodhuar në bashkëpunim me shtëpinë diskografike të Eilishit, “Interscope Records”.
Në janar të këtij viti, Billie pati treguar se është tmerruar nga ideja e lansimit të dokumentarit, i cili e shtjellon jetën e saj prapa kamerave.
“Nuk e kam shikuar asnjë fragment të tij. Po ndihem e frikësuar rreth lansimit të tij. Ata më kanë xhiruar vazhdimisht nga korriku i vitit 2018. Kush ka aq shumë pamje të vetes, të cilat nuk i ka parë ende? Jam plotësisht e tmerruar”, kishte deklaruar Eilish gjatë një interviste të realizuar pak para performancës së saj në koncert.
Javën e kaluar, Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas O’Connell, e interpretuan një ‘cover’ të këngës së Krishtlindjeve, “Silver Bells”.
Kujtojmë se, Billie bëri famë globale në moshën 17 vjeçe, kur kënga e saj “Bad Guy”, nga albumi debutues ” When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” arriti numrin një në disa vende të botës.
Artistja bëri historinë në Grammy Awards këtë vit, duke u bërë interpretuesja më e re solo që ka fituar “Albumin e Vitit”. / arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...