Filmi i animuar ZHAK i zhanrit fantazi realizem magjik, tashmë po merr formë.
Ky film vjen së shpejti dhe është i dedikuar për tregun botëror, premiera e së cilit do të bëhet në Los Angeles. Është në gjuhën angleze dhe prezanton kulturën tonë me bazë në përrallat shqiptare.
Në këtë projekt është duke u punuar që nga shkurti i vitit 2016 dhe ka buxhet prej katër milion eurosh.
Së shpejti do të publikohet edhe kompania distributore.
ZHAK si film i animuar i metrazhit të gjatë, vjen për herë të parë në Kosovë si i tillë. Gjithashtu si 3D kualitet PG 13 i përkrahur nga teknologjia Real D-3D dhe IMAX, është risi për Kosovën dhe rajonin.
Në filmin ‘Zhak’ lufta midis të mirës dhe të keqes modelohet në tri dimensione themelore:
Aventurë përrallore: Zhaku si kalorës antik ilir, përkujdeset për Babën e verbër dhe për Motrën e pamartuar. Dy vëllezërit e tij, Kuqaloshi dhe Nxihuni, kanë dalë me kohë në Mbretërinë e Nëntokës për ta kërkuar barin për shërimin e syve të Babës së verbër, por nuk janë kthyer më. Flitet se Shtriga e Errësirës ka vënë pushtet mbi Mbretërinë e Nëntokës dhe… vëllezërit e Zhakut ose i ka bërë guri ose i ka shndërruar në shërbëtorë të përvuajtur. Zhaku, më në fund, niset vet në aventurë për ta gjetur barin për shërim të syve, për t’i kërkuar vëllezërit dhe për ta shpëtuar Mbretërinë e Nëntokës nga Shtriga e Errësirës.
Dramë familjare: Në filmin ‘Zhak’ shquhet determinizmi përrallor i fatit të individit dhe të shoqërisë që janë të lidhur ngushtë mes veti dhe kushtëzojnë njëri tjetrin. Kjo ndodh me fatin e vajzave të Mbretit Plak dhe me fatin kolektiv të Mbretërisë së Dritës. Vajza e madhe e Mbretit Plak e gjuan shigjetën e fatit dhe ajo bie në Mbretërinë e Nëntokës- sipas zakonit ajo bëhet gruaja e Mbretit të Nëntokës. Vajza e dytë e Mbretit Plak gjuan shigjetën e fatit dhe shigjeta bie në oborrin e Kështjellës Magjike të Shpirtit të Lig- sipas zakonit ajo bëhet gruaja e Shpirtit të Lig që e shndërron në gjysmë grua dhe në gjysmë Shtrigë të Errësirës. Vajza e vogël e Mbretit Plak e gjuan shigjetën e fatit, por ajo i kthehet pingul teposhtë dhe bie mu para këmbëve të saj- sipas zakonit vajza nuk mund të martohet, por bëhet Mbretëresha e Dritës, e zëvendëson Mbretin Plak në fron dhe e sundon njerëzishëm Mbretërinë e Dritës.
Konflikti midis mbretërive: Mbretëria e Dritës dhe Mbretëria e Nëntokës zakonisht jetojnë në harmoni dhe zhvillojnë respekt të ndërsjellë duke respektuar ligjet mbretërore. Mirëpo fati i zi i vajzës së dytë të Mbretit Plak që u shndërrua në Shtrigë të Errësirës ndryshon gjithçka. Ajo nuk pajtohet me fatin e vet, e vret Mbretin Plak kur i shkon në vizitë dhe, për më keq, braktiset dhe ndëshkohet edhe nga vetë burri i vet – Shpirti i lig për shkak të vrasjes familjare. Shtriga e Errësirës, me ndihmën e divave të pyllit magjik, lirohet nga shpella dhe kthehet në Kështjellën e Magjike, organizon shërbëtorë, gjallesa të këqija dhe njësit special me të cilët pushton Mbretërinë e Nëntokës, vret, plaçkitë, shndërron njerëz në guri ose i magjepsë keq nëpër trajta të përçudshme. Vëllezërit: Lavërtarin- që dashurohet në Mbretëreshën e Dritës- e shndërron në Shtrigan të Kështjellës Magjike; Mullisin- që dashurohet në Mbretëreshën e Dritës – e shndërron një Cicërmic me njësit të kërpudhave dhe e vë në krye të Mbretërisë së Nëntokës; kurse Bariun- që dashurohet në Mbretëreshën e Dritës dhe nuk pranon kushte në dashuri- nga inati e shndërron në guri. Njësitet e kërpudhave- në krye me Cicërmicin dhe njësiti special i Shtrigës së Errësirës shpesh dalin edhe në Mbretërinë e Dritës dhe shkatërrojnë fshatra përreth.
Zhaku- me aventurën e vet shërben si bosht fabular dhe syzheik për ta realizuar aventurën përrallore, dramën familjare dhe për ta zgjidhë konfliktin midis mbretërive duke dëshmuar idealin njerëzor se e mira duhet të ngadhënjejë mbi të keqen, gjegjësisht drita mbi errësirën…
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...