Publikohet “The Light is Coming” nga Ariana Grande dhe Nicki Minaj

22:52 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Pak pas bashkëpunimit të tyre “Bed”, Ariana Grande dhe Nicki Minaj, kanë bashkëpunuar sërish për projektin e ri.

“The Light is Coming” është kënga e dytë e Ariana Grandes nga albumi “Sweetener”.

Pop princesha së fundmi ka bashkëpunuar me Pharrellin në projektin e ri së bashku me mbretëreshën e Young Money.

“Dritë po vjen që të rikthejë gjithë atë që errësira mori”, shkruan në një pjesë të tekstit të kënduar nga Ariana.

Videoklipi nga dyshja i kësaj kënge është xhiruar nga Dave Meyers dhe do të vijë si premierë gjatë mbrëmjes.

“Albumi i katërt i Arianas, “Swetener” pritet që të lansohet në gusht me top hitin “No Tears Left to Cry”, e me bashkëpunime me Missy Elliot, Pharrell dhe Mzx Martin.

Albumi thuhet të jetë projekti më personal i Arianas në karrierë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme