Google ADS

Publikohet “Only You” i Dhurata Dorës dhe Maitre Gims

22:55 | 28 Maj 2021
L G

Është publikuar kënga “Only You” nga Dhurata Dora dhe Maitre Gims.

Këngëtarja Dhurata Dora ka bashkëpunuar me një artist me famë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Maitre Gims, me të cilin realizoi këngën “Only You”, që sapo është publikuar në kanalin YouTube.

Kënga në fjalë është shoqëruar edhe me videoklip, i cili është punuar në Maldive, ndërsa artistja vjen plot stil.

Maitre Gims njihet për hite të shumta që kanë marrë shifra të larta klikimesh, mbetet të shihet se çfarë suksesi do të ketë kënga me Dhurata Dorën.

Kjo e fundit më parë ka bashkëpunuar edhe me Soolking, duet që rezultoi shumë i suksesshëm.

Të ngjashme