Google ADS

Publikohet klipi i këngës që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

23:09 | 12 Mars 2019
Trina Galanxhi

“Ktheju tokës”, është titulli i këngës që Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2019”. 

Kënga do të jetë në gjuhën shqipe dhe u publikua dy ditë më parë së bashku me kripin nga portali zyrtar i ‘Eurovision-it”.

Kënga i dedikohet atyre qe jetojnë larg vendlindjes. “Ktheju Tokës” është një thirrje për të gjithë shqiptarët për të kthyer vëmendjen nga origjina.

Deri më tani komentet  kanë qenë shumë pozitive për këngëtaren shqiptare. Një komentues nga Portugalia thotë se kënga është e mrekullueshme dhe se Shqipëria ia ka marrë mendjen që prej vitit 2012./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme