Këngëtari i njohur latin, Enrique Eglesias është rikthyer me një këngë të re.
Kësaj radhe ai ka ardhur me një bashkëpunim tejet interesant me artistin, Anuel AA ku kanë lansuar projektin e tyre të ri të quajtur “Futbol y Rumba”, shkruan portali arbresh.info
Kjo këngë u realizua edhe në anën vizaule, me një videoklip tejet interesant, ku brenda pak orësh ka arritur mbi 5 milionë klikime në kanalin Youtube.
Kujtojmë se Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij, Anna Kournikova, në muajin shkurt janë bërë prindër për here të tretë, ndërsa ata e kishin mbajtur sekret edhe shtatzëninë për një kohë të gjatë.
Çifti i famshëm janë të njohur për ruajtjen rigoroze të jetës private duke mos lejuar që të shkruhen shumë lajme për familjen e tyre.
Dyshja janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, binjakëve Lucy dhe Nicholas. /arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...