Bes Kallaku dhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër të një vajze për herë të parë.
Përmes një postimi të publikuar në Instagram Besi shprehet shumë i emocionuar teksa zgjedh fjalët më të bukura për të uruar vajzën e tij të porsalindur,shkruan portali arbresh.info.
“O lul’e bukur e gjakut tim. I gjithe kuptimi i jetes dhe i vetes, qenka jo me i madh se ti, jo me shum se 2 duart e mia, as me i rende se disa kg, sa e vogel bota, kaq sa ti qenka.
Asgje si ty, asnjehere sja kam ndjere rendesin, vleren dhe plotesin jetes me shum se sot.
Vendosem te te quanim AJKA. Babai yt, qysh i vogel mezi priste qe Ija te ziente qumeshtin dhe fshehurazi ti vidhte AJKEN, si shija me e mire e femijerise. Nena jote eshte “ajke” me vete. Eshte kujdesur aq shum per ty, eshte lutur aq shum edhe sa shum te ka kenduar kenge engjejsh. Nuk do t’kesh probleme ninullash me pak fjale. Edhe un do perpiqem, por un di ninulla vetem per Skiftera, me vjedhje zemrash, edhe per Baftjarin, por qe ti ske si ta njohesh.?
Ajka, ne jete jep sa me shum dashuri, nga bota jote, po vjen ne nje bote tjeter ku per kaq shekuj kemi bere vetem shpikje se si ta shkaterrojme edhe jo ta ndreqim. Ti nise kontributin tend duke ber gjithcka me dashuri, si forcen dhe energjine me te jashtzakonshme, prej saj erdhi edhe krijimi i qenies tende, dhe prej saj erdhi i gjithe krijimi i gjithckaje. Ndaje kafshaten e bukes me nevojtaret edhe mos jep vetem therrimet.
Gjat jetes kam dashur te jap vetem buzqeshje tek te tjeret, por askush sme ka bo te qesh e t’qaj njekohesisht, askush si ti. Hera e pare qe jam publik, ti me bon te qesh vec sa levize doren, me bone te qesh edhe kur hape syt, me bone me qesh edhe kur po flije, kuptova qe un sja them humorit fare, kot e mbaj veten per te tille.
Un edhe nena jote te premtojm me teper se sa dashuri. Nejse, do me duhet te bohem edhe çun Fushe-Kruje kur naj djale do guxoje te grricet me ty.
Vendosem qe ti te lindje ketu n’Shqipni, ta duash vendin tend, mbase nuk do te t’ofroje aq sa duhet, por do t’flasesh gjuhen me hyjnore n’bote, gjuhen e Perendive, dhe gjuhen e Zotit, te paren, shqipen, pasurin me t’madhe te ketij kombi.
Lutem per te gjithe ata qe me njohin dhe i njoh, qe Zoti ti bekoje me femije, sinqerisht.
Ajka, ti nuk e ke idene sa t’lumtur jemi me ty, tani te lutem mundohu te na lesh te flem pak gjume. Amen.
Zoti ju rujt.
Bes & Xhensila Kallaku.
PS: Ajka, edhe dicka, do shkruajn portalet per ty keto dite, i falenderojme por edhe i lutemi”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos. /arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BlI6LKzgnc8/?taken-by=bes_kallaku
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...