Google ADS

Publikohet bashkëpunimi Lady Gaga – Ariana Grande

20:45 | 22 Maj 2020
Arbresh.info

Më në fund është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur “Rain on me”.

Lady Gaga dhe Ariana Grande për herë të parë janë bërë bashkë në këngë, transmeton portali arbresh.info.

Fatkeqësisht, ani pse kënga është shoqëruar me klip në Kosovë nuk ofrohet.

Gaga më parë foli lidhur me bashkëpunimin ikonik gjatë një interviste për revistën Paper dhe tha, “Unë u ula me të dhe biseduam për jetën tonë. Janë dy gra që kanë një bisedë se si të vazhdojmë dhe si të jemi mirënjohës për atë që bëjmë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme