Besnik Qaka pak ditë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me të fejuarën, Lolita Begolli.
Një nga dasmat më të përfolura të këtij viti kaloi me shumë vëmendje për çiftin nga mediat shqiptare.
Tash, megjithatë vazhdojnë të publikohen imazhe të ndryshme nga ceremonia e mbajtur në Hotel Dukagjini, në një dekorim madhështor dhe me performancë të shumë këngëtarëve.
Por, ai që performoi ishte edhe vet protagonisti, Besnik Qaka, i cili në vallëzimin tradicional me nusen i këndoi personalisht asaj, gjë që atë e bëri të ndihej e emocionuar.
Çifti për këtë dasëm kanë refuzuar të deklarohen për çmimin, duke thënë se preferojnë modestinë në mesin e raportimeve se dasma e Getit kushtoi 130 mijë euro dhe dasma e Xhensilës e Bes Kallakut 65 mijë euro.
Ndryshe çifti pas martesës janë drejtuar në Bogë, ku edhe kanë shijuar borën e parë së bashku në imazhet e publikuara në rrjetin social Instagram.
Besniku pritet t’i kthehet së shpejti projekteve të reja dhe hiteve me grupin NRG band.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...