Në filmin “Captain Marvel” roli kryesor i është ndarë një femre superheroine, të cilën e luan Brie Larson.
Ngjarja është vendosur në vitet e nëntëdhjeta dhe përcjell protagonisten Carol Danvers (Brie Larson) që bëhet ndër superheronjtë më të fuqishëm në gjithësi.
Në paraqitjen e re të shkurtër, Carol e zbulon Nick Furyn (të cilin e luan Samuel L. Jackson) dhe kupton se në Tokë jetojnë jashtëtokësorë të quajtur Skrull. Po ashtu, ajo duhet t’ia dëshmojë Furyt se nuk është një Skrull.
Mentorin e saj dhe liderin e njësisë elitare Starforce e portretizon Jude Law. Interesant këtë film e bën fakti se flet për qëndrimin e superheronjve.
Anna Boden dhe Ryan Fleck janë regjisorë të filmit, të cilët kanë bashkëpunuar edhe në shkrimin e skenarit me Meg LeFauve, Nicole Perlman, Geneva Robertson-Dworet, Liz Flahive e Carly Mensch.
Theksojmë se filmi i ri aksion me një personazh femëror në rolin kryesor, paraqet reagimin e Marvelit ndaj hitit të DC Comics, “Wonderwoman”, që rezultoi shumë i suksesshëm.
Premiera e “Captain Marvel” është caktuar për datën 8 mars të këtij viti.
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...