Një nga personazhet më të komentuar të ditëve të fundit është Xhejson Bafti i cili ndryshe njihet dhe si ‘Taramelja’ e Piter Pan. Xhejson u bë shumë i njohur në emisionin e famshëm për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan” dhe mbrëmjen e djeshme moderatorja Alketa Vejsiu udhëtoi në fshatin ku Xhejson jetonte dhe i tregoi të gjithë publikut shtëpinë dhe kushtet jo të mira ku vogëlushi jetonte.
Për t’i ardhur në ndihmë, ajo ftoi të gjithë njerëzit që të kontribuojnë në mënyrë që vogëlushit t’i ndërtohet një shtëpi e re. Mirëpo, lidhur me këtë nismë ka pasur shumë reagime nga personazhet njohur. Më e fundit ka qenë një reagim i psikologes së njohur, Jeta Toçila, e cila i është kthyer kundër programit dhe mënyrës se si trajtohen fëmijët dhe sidomos ka folur për mënyrën se si e trajtojnë Xhejson.
“Doja të shihja djalin e vogël që është bërë personazh rrjetesh sociale. E quajnë Xhejzon por e thërrasin “Taramele” meqënëse fëmija nuk artikulon qartë bashkëtingëlloren K. Hulumtova ndërkohë edhe në Youtube dhe gjeta se Xhejzon është shprehur se nuk i pëlqen ta thërrasin kështu por prezantuesja i kërkon ta pranojë këtë epitet meqënëse karamelet janë të ëmbla. Dhe Xhejzoni i vogël bie dakord ta thërrasin Taramele. (normalisht i bindet lehtë nga një figurë publike që ai simpatizon). Qeshnin me këtë fakt, që prej prezantueses e deri tek një pjesë e madhe e audiencës. Jam e bindur siç jam unë kritike ka edhe të tjerë që nuk e miratojnë talljen apo bul.lizi.min edhe kur ato na shiten si humor apo normalitet skenik”
“Të diferencosh një fëmijë mes të tjerëve nuk është e pranueshme. Fëmijët e tjerë nuk ndihen mirë kur dikush trajtohet si “star” në mes të skenës, apo merr vëmendje të veçantë prej prezantueses dhe të të ftuarit, ndërkohë që fëmijët e tjerë janë veç një panel i ulur në stol në pritje të artikulimit të pyetjeve. Ka mënyra të tjera për t’i dhënë hapësirë televizive dhe për ta inkurajuar talentin e një fëmije, pa cënuar ndjenjat e fëmijëve të tjerë dhe pa shfokusuar objektivin e programit sipas luhatjeve emocionale të çastit”
“Të shkosh në shtëpinë e një fëmije të var.fër thjesht për t’i thënë botës se sa i var.fër është nuk është e pranueshme. Nuk e dinë këta njerëz publikë se edhe var.fër.ia ka dinjitet?? Nëse vërtet kanë ndjenja dhe qëllime bamirësie, le të ndihmojnë pa bujë, ta bëjnë të mirën dhe ta hedhin në det siç thotë populli, por këta pa e bërë akoma marrin kamerat me vete. “E bëj këtë se kam vendosur t’i rregulloj jetën Tarameles”-thotë prezantuesja. Vr.as mendjen se ç’do të thotë me shprehjen “rregulloj jetën”? Çfarë ka jeta e sapo nisur e vogëlushit? Familja nuk ka forcë të kundërshtojë, var.fë.ria të bën të kafshosh gjuhën me shpresë se ia vlen sak.rifi.ca për fëmijën”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën