Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri sapo ka lansuar këngën e saj më të re ‘Told Ya’.
Ka më shumë se një vit që këngëtarja kosovare, është larguar nga Kosova duke shkuar në New York, ku po punon për këngët e saj të reja shkruan arbresh.info
Në intervistën e fundit në Milk.xyz, e pyetur se si dhe përse shkoi ajo nga Kosova në New York, Dafina tregon se plani i saj ishte të krijonte muzikë mirë dhe të shihte se si shkonin gjërat jashtë vendit të saj.
‘Kam qëndruar atje për më shumë se dhjetë vite dhe ndihesha sikur po e humbja veten, ndihesha sikur nuk isha më artiste dhe i thash vetes është koha që unë të udhëtoj. Zgjodha të vij në New York për ta liruar mendjen time dhe për fat të mirë e kam gjetur mjaft mirë veten këtu, kam takuar Rick-un shokun tim të ngushtë i cili më ka ndihmuar shumë dhe fatmirësisht gjërat po ecin mjaft mirë. Thuhet se gjithçka ndodhë për një arsye, unë doja një ndryshim për veten time, erdha këtu dhe gjithçka u kthye ashtu siç unë doja’, ka thënë Dafina.
Ndryshe, Dafina në këngën e parë të realizuar atje në videoklip ka reperin e famshëm French Montana, madje ajo edhe ka ndihmuar reperin e famshëm në albumin e tij të fundit, ndërsa tani me ‘Told Yoa’ po synon të futet më seriozisht në tregun ndërkombëtar./Arbresh.info
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...