Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete.
Mësohet se Fjolla Morina nuk ka shkuar në spitalin e Kukësit për arsye se është ndjerë keq, por sipas ligjit femrat që janë paraburgim pas arrestimit për vepër penale duhet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor për të ditur gjendjen shëndetësore, si për shembull mos është shtatzëne apo sëmundje të tjera, që do të thotë se është shumë mirë me shëndet.
Sipas informacioneve, destinacioni i këngëtares ka qenë fillimisht në Tiranë e më pas për të shkuar në Ulqin për realizimin e një klipi të ri.
Mësohet se për realizimin e klipit do të qëndronte rreth një javë në Shqipëri.
Pritet që ditën e hënë ose të martën, t’i caktohet masa e sigurisë. Sipas kodit penal trafikimi i armëve të zjarrit dënohet nga 10 deri në 20 vite burg./lajmiifundit/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...