Pse Robert Berisha dhe Besim Dina nuk flasin mes vete?

20:16 | 10 Qershor 2022
E.H

Këngëtari dhe moderatori Rober Berisha, siç duket nuk i ka raportet aspak mirë me moderatorin kosovar Besim Dina.

Këtë e ka bere të ditur vet Roberti në emisionin “Mirage” në rubrikën “Ke zgjedh”.

I pyetur se kë zgjedh mes Besim Dinës dhe Alaudin Hamitit, ai zgjedh këtë të fundit.

“Alaudini më ka thirr disa herë në emisionet e tij kurse Besim Dina e dinë vet pse nuk më ka thirr kurrë, edhe kurrë nuk ka me më thirr, dhe kurrë nuk kam me e thirr” ka thënë Roberti.

I pyetur se pse po e bënë këtë deklaratë ai tha se e dinë Besimi më mirë.

“As Sinan Vllasaliun as Robert Berishen nuk i ka thirr kurrë, e din ai pse” tha tutje Roberti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme