Linda Rama e ftuar këtë mbrëmje në “Kurthin e Piter Pan” i është përgjigjur pyetjeve thumbuese të fëmijëve.
Pjesë nga biseda me një prej fëmijëve të emisionit:
Fëmija: Si është të jesh gruaja e kryeministrit, hall apo qejf?
Linda: Ti mund të behësh kryeministër dhe gazetar mund të behësh, është super pyetje”.
Fëmija: Po unë s’të bëra këtë pyetje
Linda: Hall nuk është, e sigurt që nuk është. Se populli e zgjedh për të drejtuar vendin dhe është vlerësim, por është edhe peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë e çdo natë, por kur ia vlen ta mbash.
Fëmija: Çfarë do bëje për popullin po të ishe kryemistre?
Linda: Nuk do bëja aq sa bën Edi, por se kam menduar ndonjëherë. Por po të jem për një minutë… do ti jepja një vëmendje të posaçme fëmijëve, do modernizoja sistemin arsimor për grupmoshën deri në 10 vjeç. Fëmijët janë e vetmja europë që kemi mes nesh.
Fëmija: A qan ndonjëherë Edi Rama, se duket burrë shumë i fortë?
Linda Rama: E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë.
Fëmija: Në televizor është shumë nevrik po në shtëpi?
Linda Rama: Është i vërtetë, edhe kur qesh edhe kur këndon edhe kur i bie dajres
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh