Pas mbi një dekade bashkëpunim, vetëm në vitin 2015 , i ftuar në emisionin ”Top Show Magazine” pranoi publikisht se Elvana ishte e rëndësishme për të.
”Elvanën e kam për zemër”, citohet të jetë shprehur ai në atë kohë, ndërkohë që vetëm një vit më vonë ata i dhanë fund bashkëpunimit. Këngëtarët madje, për herë të parë, pranuan të shfaqeshin njëkohësisht në studion e Alban Dudushit për të promovuar videoklipin e tyre “Kuq e Zi je ti”.
Sa për komercialitetin e këngës, Flori u shpreh se ishte një ndër projektet e tij të suksesshme, që arriti shifrën e 1.5 milionë klikimeve brenda shumë pak ditëve që nga publikimi i këngës, sukses që përkthehej në para të fituara.
Për 3 orë me radhë ata debutuan “live” në një maratonë këngësh, improvizimesh dhe feste së bashku me pjesëtarët e tjerë të “Threedots”, që mban firmën e krijimit të këngëve më të bukura të Elvana Gjatës në karrierën e saj.
Pas asaj shfaqjeje çift në ekran, jeta e tyre artistike dhe private vazhdoi me koncertet, jashtë syrit të mediave.
E pas shkëputjes nga njëri-tjetri, prishjes së ortakërisë së bizneseve që kishin ngritur dhe largimin e Elvana Gjatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi momenti i “ftohjes së gjakrave”, që më në fund Elvana të thoshte dy fjalë për Florin.
Pas mbajtjes së koncertit recital më 100 të ftuar në Tiranë, ajo u sulmua nga fansat se nuk mund të bënte sikur Flori Mumajesi nuk kishte ekzistuar në jetën e saj, pasi ai është autori i hit-eve në repertorin e saj, e që vështirë të përsëriten.
E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja nuk mund t’i shpëtonte një pyetjeje lidhur me bashkëpunëtorin e saj Mumajesin, në episodin e realizuar në apartamentin e saj luksoz
. “Gjithë çfarë ndjej, është vetëm mirënjohje dhe do të jetë një mirënjohje, që nuk do të ndryshojë asnjëherë deri në fund të jetës sime”, tha ajo për kantautorin.
Në rrugëtimin e saj të ri pa Florin, ajo i ka marrë Florit dhe menaxherin e tyre të përbashkët, Andi Islamin, ndërkohë lind pyetja, a mund të kthehen në asgjë gjithë ato vite karrierë ku emri i Elvanës, shfaqej në klipe ngjitur me atë të Florit? Në fakt, duket se marrëdhënia”>marrëdhënia e tyre artistike nuk do të marrë fund kurrë, edhe pse secili ka krijuar lidhje të re, Elvana me një biznesmen të pasur dhe Flori me ish-mikeshën e saj, Liberta Spahiun.
Nëse marrëdhënia”>marrëdhënia e tyre shpirtërore ka marrë fund, nuk do të marrë fund marrëdhënia”>marrëdhënia e tyre financiare sa u takon fitimeve që vazhdojnë të marrin nga “Youtube” për këngët e tyre, pasi të drejtat autoriale të këngëve të saj i gëzon Flori si autor. Sipas këtyre të drejtave, nga paratë që rrjedhin nga këto produksione apo vepra muzikore përfitojnë të dyja palët në një bashkëpunim. Shumë nga krijimet e kënduara nga Elvana, përfshirë dhe duetet me Florin, mbajnë autorësinë e këtij të fundit. Kështu, marrëdhënia”>marrëdhënia e tyre profesionale do të jetë e vazhdueshme, pasi nuk lejohet që Elvana të publikojë këngët pa autorizimin e “Threedots”.
Disa nga këngët e famshme të Elvanës janë: “Ku Jeton Dashuria”, “Vetes” “Nuk Janë Më”, “Hitech”, “Turn U On”, “A Ke Ti Zemër, “Mamani Nejen” (feat. Fugaa), “Me Ty”, “Afër dhe Larg”, “Gjaku im”, “Xhamadani Vija-Vija” me Flori Mumajesin dhe Mentor Hazirin, “Fake”, “Beso” (feat. 2Po2), “1990” (feat. Mc Kresha), etj..
Ortakeria qe mori fund me lidhjen dhe kontratat e biznesit qe prishen
Fakt i rëndësishëm në bashkëpunimin disavjeçar të Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës ishin bizneset që ndërtuan bashkë, në një prej të cilave ishin ortakë me dokumente. Edhe pse u përpoqën t’i mbanin të fshehta bizneset e shumta, nga media u zbulua vetëm maja e ajsbergut të tyre.
Duket se fitimet e shumta. që kishin nga muzika duke pasur parasysh koncertet e shumta, ata i investuan në biznese të tjera fitimprurëse, si “Altar”, dyqani që e shiti pas shkëputjes nga Flori.
Nga ana e tij, Flori gjithashtu kishte të regjistruara në emrin e tij disa biznese si; një studio muzikore e hapur në vitin 2008 dhe “Mini Taxi Mapo”, një piceri, biznes ku Elvana Gjata kishte 35 për qind të aksioneve, ndërsa Flori Mumajesi nëpërmjet kompanisë M.I.A kishte 51 për qind të aksioneve.
Herën e fundit që ai u rrëfye për Elvanën u shpreh: “Unë dhe Elvana s’kemi kontratë”, duke lënë të kuptohej se gjithçka e kishin bashkë, në mirëbesim te njëri-tjetri. /Panorama Plus
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...