Google ADS

Pse Ivanka Trump po e rri e heshtur në lidhje me skandalin e Harvey Weinstein?

18:35 | 14 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Skandali që ka përfshirë Hollywoodin, është kthyer në kryetituj në mediat botërore. 

Producenti i njohur Harvey Weinstein është duke u akuzuar për ngacmime seksuale nga shumë aktore të njohura, transmeton portali arbresh.info

Në lidhje me këtë skandal ka reaguar edhe Hillary Clinton, e cila ka pranuar se dikur e konsideronte producentin e njohur mik të mirë, megjithatë ajo ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni për akuzat që po i bëhen ditëve të fundit.

Përgjegjësia për të kundërshtuar të tilla veprime të tmerrshme duhet të bie edhe mbi ata që ndodhen në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat amerikane.

Megjithatë, disa nga mediat amerikanë kanë anashkaluar së analizuari se cila është lidhja mes Ivanka Trump dhe producentit që për shumë vite ka kryer akte të turpshme.

Trump dhe burri i saj, Jared Kusher, kanë ndarë së bashku të njejtat qarqe dhe fonde. Trump dhe Weinstein kanë dhënë donacione për fushatën e demokratëve në Nju Jork. Të dy ishin të implikuar në hetime të veçanta, akuza të cilat më pas u hodhën poshtë nga Zyra e Prokurorit të Rrethit të Manhatanit.

Ivanka Trump akuzohej për mashtrim dhe vjedhje, Weinstein për sulme seksuale.

Për Ivankën e cila po përpiqet që të luajë rolin e “avokatit” për të drejtat e grave, rasti më i fundit do të ishte një shembull i lehtë për ta kapërcyer në shumë diskutime. Por, kjo nuk ka ndodhur.

Madje, pyetjen mbi lidhjet me Ivankës dhe Harvey e kanë heshtur edhe republikanët, të cilët ende nuk kanë dhënë asnjë koment, transmeton portali arbresh.info

Përderisa mediat amerikane kanë pasur temë kryesore këto zhvillime, Fox News, që njihet si media e vetme që përkrah Presidentin Trump, është marrë me Clintonin dhe reagimin e saj mbi skandalin.

E njejta llogjikë që po përdoret kundër producentit mund të përdoret edhe kundër babait të Ivanka Trump, i cili është akuzuar se ka prekur gratë dhe i ka ngacmuar ato seksualisht.

Në vitin 2016, gjatë fushatës parazgjedhore, mediat kishin si kryetituj ngacmimet seksuale që kishte bërë Trump.

Megjithatë, reagimin e Clinton analistët e shohin si standard të dyfishtë, pasi ajo “akuzohet” se për shumë të vite të tëra ka bashkëpunuar me producentin në fjalë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme