Se Mali i Zi përfundimisht është hapur për turizmin elitar është prova më e mirë e arritjes së Beckamëve në Sveti Stefan, ku ata gëzojnë bukurinë natyrore të këtij vendi.
Natyrisht, çifti i famshëm ka kërkuar privatësinë totale dhe qetësi, dhe pothuajse askush nuk ka arritur të marrë një fotografi të tyre dhe gjithçka që mund të shihni janë imazhe që janë publikuar në rrjetet sociale.
“Pas shumë figurave shumë të njohura publike në vitet e fundit dhe dekadave të qëndrimit në Budva, ky destinacion prestigjioze turistik këto ditë është zgjedhur edhe nga David dhe Victoria Beckham, të cilët me familjen po pushojnë në Sveti Stefan”, ka thënë Tijana Kotarac për BBC.
Sipas burimeve të mirinformuara, Davidi është duke udhëtuar çdo ditë me fëmijët, ndërkohë që Victoria qëndron në plazh dhe në banjët turke. Gjithashtu pohohet se britanikët janë duke qëndruar në “Villa 112”, në të cilën ishin për pushime edh Princi Charles, aktorja Sofia Loren dhe aktori Jeremy Irons dhe shumë të tjerë.
Një natë qëndrimi në këtë apartament kushton shtatëmijë euro dhe në shërbim kanë një restorant në pronësi të Robert de Niros.
“The Rolling Stones, Madonna, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Batistuta, Totti, Lenny Kravitz, Armand Assante dhe Jeremy Irons kishin zgjedhur në të kaluarën hotelin” Splendid “në Becici”, tha Tijana duke shtuar se blogerët me famë botërore, milionerë, pjesëtarë të familjeve mbretërore kishin zgjedhur më parë Budvën.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...