Pse e mban Loredana ende foton e Mozzikut në shtëpi?

01:36 | 7 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-t padyshim që janë Mozzik dhe Loredana, të cilët tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Jemi gjithë sy e veshë në fakt për të kapur ndonjë detaj që nënkupton që ata flasin bashkë apo dhe që i kanë harruar hatërmbetjet mes njëri-tjetrit. Së fundmi Loredana ka postuar një video të Hanës në InstaStory, por ajo çfarë na ran ë sy është fotografia e saj me Mozzik që është e varur në mur. Loredana e cila është duke jetuar në Zvicër, me dashje apo pa ka zënë në video edhe një fotografi të saj me reperin, e cila u bë pas çmimit të tyre të fituar me ‘Bonnie Clyde’.

Ndoshta Loredana e mban thjesht si një kujtim për arritjen e saj profesionale, por ende nuk dimë çtë themi më shumë. Pak ditë më parë reperi Mozzik udhëtoi drejt Zvicrës për të takuar të voglën e tij Hanën, të cilën nuk e kishte parë prej 3 muajsh për shkak të karantinës. Në rrjete sociale nuk munguan pozat e ëmbla baba e bijë, si dhe videot e bisedave të tyre që na i shkrinë zemrat. Por gjatë qëndrimit në Zvicër ai nuk ka qëndruar vetëm me vajzën e tij, por edhe me Loredanën. Kanë qenë postimet në Instagram nga i njëjti ambjent që kanë nxjerrë zbuluar dyshen dhe fansat u bënë kuriozë të dinë se ç’po ndodh tashmë mes tyre./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme