Cameron Diaz pati një shpërthim në showbiz në vitet 1990 dhe shpejt u ngrit në radhët e Hollywood-it, duke u bërë një figurë e rëndësishme e ekranit, e njohur për punën e saj në filma rom-kom (komedi romantike), thriller apo aksion.
Megjithatë, disa vite më parë, ajo u largua nga aktrimi dhe në një intervistë me aktoren Gwyneth Paltrow, 47-vjeçarja tregon arsyen pse mori këtë vendim. Diaz shpjegoi se me kalimin e viteve, gjeti qartësi.
“Unë mendoj se ti thjesht ndërton një jetë kur je në të njëzetat dhe të tridhjetat, dhe më pas, në të dyzetat, është diçka krejtësisht tjetër. Por ja ku jam. Jam në të dyzetat dhe po rifilloj plotësisht.”
Ajo vazhdon:
“Në të njëzetat, ne po përpiqemi ende të kuptojmë. Jemi të hutuar. Ti e kupton sa i dëmtuar je dhe thua: Prit pak. Mund të ketë një problem këtu. Dhe më pas në të tridhjetat, thua: “Oh, në rregull, po e marr veten”. Në të dyzetat, thua: “O Zot! Duhet të bëj diçka për këtë.”
Aktorja shtoi se me kalimin e viteve vjen një urgjencë për t’u siguruar se je gjithmonë në rrugën e duhur.
“Më duhet të jem më e shpejtë për të identifikuar disa gjëra dhe të marr vendime që më ndihmojnë të eci përpara dhe lart.”
Kjo është ajo që e çoi në vendimin për të lënë aktrimin pas.
“Thjesht vendosa që doja gjëra ndryshe nga jeta ime. Punoja aq shumë, për një kohë aq të gjatë dhe nuk kisha më hapësirë për një jetë timen personale. Më pas, vendosa të ndaloja së bëri filma dhe të përqendrohesha vërtet në jetën time personale, në marrëdhëniet e mia me familjen dhe miqtë e mi. Kur je duke bërë një film, ata thuajse të zotërojnë. Ti je atje 12 orë në ditë dhe nuk ke kohë për asgjë tjetër. Kuptova se u kam shpërndarë pjesë të jetës sime, gjithë këtyre njerëzve të tjerë.”
Diaz flet edhe për martesën, njohjen me bashkëshortin dhe ardhjen në jetë të fëmijës së tyre:
“Benj dhe unë u njohëm me njëri-tjetrin dhe u martuam shumë shpejt, sepse të dy e dinim se duhej ta bënim. Ishte një rrugëtim i bukur dhe jam e lumtur që jam këtu.”
Duke u shprehur se është e bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe nuk pendohet aspak, ajo thotë:
“Kam një paqe në shpirtin tim sepse më në fund po kujdesem për veten.” /tetovasot/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë