Dafina Zeqiri dje ishte në mesin e figurave publike në protestën e organizuar në Prishtinë pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona.
Dafina gjatë protestës u pa pranë ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, partnerit të saj DJ Geek dhe ekipit të saj “Moneyz”.
Por, Duffye ka mbetur e habitur ndaj sjelljes së organizatoreve madje nuk ka hezituar që të ankohet për këtë përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
Disa komente të bëra në lidhje me organizimin, Dafina i ka postuar edhe në llogarinë e saj në Twitter, teksa thotë se u ndjen të diskriminuar nga to.
“Ndërsa ‘organizatoret’ e kësaj organizate që ne e mbështetëm dhe u munduam që t’i ndihmonim të mblidhnin sa më shumë njerëz në protestë për të drejtat e femrave, na diskriminuan në protestë duke na bërtitur që nuk kemi të drejt me u ‘pa’ në protestë! Nuk kemi të drejt me u ‘afru’ dhe duke na bllokuar me njerëz të vet”, ka shkruar Dafina.
Diskriminimi ndaj @KMVFeminist sot ne protest! Marre! pic.twitter.com/k8cmtrhphe
— DAFINA ZEQIRI (@Dafina_Zeqiri) August 31, 2022
Tutje, Dafina tha se nuk e ka kuptuar qartë sjelljen e tyre, teksa është shprehur e lumtur me numrin e madh të protestuesve.
“Një organizatë serioze është për të gjithë popullin për me na bashku për të luftuar për të drejtat tona! Për të drejtat e njeriut! Për të drejtat e asaj vajze! Për atë arsye jemi mbledh të gjithë. Ishin plotë vajza afër nesh që nuk e kuptuan pse i bën ato sjellje ndaj neve. Na bëhet qejfi që kishte shumë njerëz në këtë protestë. Protestat janë për me na bashku. Jo me na nda”, ka shkruar tutje Zeqiri.
Kujtojmë se Dafina ka treguar se ajo çdo herë bëhet pjesë e kauzave të ndryshme dhe mbështetjen ndaj personave në nevojë. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...