Protesta kundër ndërtimit të xhamisë, reagon Gold AG

13:03 | 22 Korrik 2020
Arbresh Info

Gold AG ka reaguar pas protestës që po mbahet në kryeqytet.

Në kryeqytet sot është mbajtur një protestë kundër ndërtimit të xhamisë së madhe.

Një numër i vogël protestuesish kishin dalur për të kundërshtuar ndërtimin e xhamisë në sheshin “Skënderbeu”.

Pas kësaj ka reaguar reperi Gold AG, i cili publikoi një video teksa po kalonte tek vendi ku po mbahej protesta.

“Kta kundër xhamisë a? ELHAMDULILAH 10 veta”, ka shkruar ai, duke aluduar në numrin e vogël të protestuesve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme