Propozim për martesë në ‘Eurovision’ (VIDEO)

14:18 | 12 Maj 2017
Arbresh.info

Festivali i Eurovision ka bërë histori mbrëmjen e të enjtes teksa këngëtarja maqedonase Jana Burceska bëri të ditur se është shtatzënë para se të merrte propozimin për martesë nga i dashuri i saj.

Skena mjaft romantike bëri xhiron e botës, teksa mori admirimin e shumë njerëzve. Jana mbeti pa fjalë nga propozimi i partnerit, i cili u ul në gjunjë para saj në mes të intervistës. Ajo rrëmbeu mikrofonin dhe u përgjigj me ‘po’.

Historia e Janës është propozimi i vetëm për martesë në Eurovision. Ajo nuk u kualifikua në finale, por do të mbetet gjatë në kujtesën e këtij evenimenti.

https://www.youtube.com/watch?v=_2v70XNQ5ho

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme