Google ADS

Propozim live në skenën e “X Factor”

01:39 | 6 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sam Black është një ndër konkurrentët e X Factor UK i cili arriti të shkonte deri në fazën e dytë të Boot Camp.

Performanca e tij nuk u pëlqye nga juria e spektaklit, të cilët, edhe pse i dhanë një shans të dytë për të performuar një këngë tjetër, nuk e kaluan atë në fazën tjetër.

Megjithatë Sam kishte përgatitur një surprizë për të dashurën e tij me të cilën ka edhe një fëmijë 8 muajsh. Ai i propozoi asaj LIVE në skenën e X Factor. Ky gjest ngriti gjithë publikun në këmbë dhe emocionoi shumë anëtarët e jurisë.

“Po-ja e saj është më e vlefshme se e jona” – u shpreh Simon Cowell. “Të paktën mora një “Po” sot” – u shpreh vet Sam.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme