Google ADS

Prokuroria nis hetimet për plaçkitjen por jo edhe për prejardhjen e parave dhe arit të grabitur në shtëpinë e Agnesa Vuthajt

23:20 | 14 Korrik 2022
L G

Në paraqitje publike, rrallë mbanë stoli. Por, në shtëpi ish-misit të Kosovës, Agnesa Vuthajt, dyshohet se sosh iu gjetën me bollëk.

Në shtëpinë e saj në Çagllavicë, dyshohet se iu vodhën rreth 100 mijë euro para të gatshme e rreth 300 mijë stoli ari.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, inicioi rast, por jo për të zbuluar prejardhjen e kësaj pasurie.

Këta njëherë po merren me vjedhjen, për të proceduar tutje nëse ka vepër tjetër penale.

“Rasti veç është inicuar si “vjedhje e rëndë”, në koordinim me policinë po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe në bazë të zhvillimeve të këtyre hetimeve do të veprohet edhe tutje me këtë rast”, ka deklaruar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Persona të dyshuar për këtë rast ende s’ka.

“Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë që të sqarohet në plotëni kjo çështje penale dhe të identifikohen kryerësit e kësaj vepre penale”, ka deklaruar Ulaj.

Kush mendon se e vodhi mbase do të tregoj vet misi kur të intervistohet nga hetuesit. Por, mbase Vuthaj do të pyetet edhe nëse pasurin që ia morën e fitoi nga katër bizneset të cilat i figurojnë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Në njërën prej tyre është pronare e vetme, e në dy të tjera me bashkë aksionar.

Një tjetër që e regjistroi më 2005 thuhet të mos ketë fare kapital.

Klan Kosova raporton se ka kontaktuar me Administratën Tatimore të Kosovës, të cilët ani se premtuan përgjigje gjatë të enjtes, duke mos dhënë arsyetim në fund thanë se nuk mund të japin informacion, nëse misi kosovar ka kryer obligimin ndaj shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme