Gili dhe bashkëshorti i saj, Ilir Berani kanë 35 vite së bashku. Në gjithë këto vite, nuk do ishte gabim të pyesnim nëse martesa e tyre ka kaluar ndonjë krizë ose jo!
Gili u përgjigj kështu në “E Diell”:
“Para se të vinim në program, bëmë luftë në veturë, në shtëpi, në rrugë, por këtu (TV) jemi mirë” u përgjigj duke qeshur ajo. “Cila martesë nuk ka probleme, nga ato të voglat teknike” ka argumentuar më tej këngëtarja. “Nuk kam pasur kriza të mëdha sepse familja është e shenjtë, fëmijët janë aty për të na mbajtur baraspeshën, për të treguar që nuk jemi më të rinj, kemi një moshë që duhet të jemi në shërbim të tyre” ka deklaruar ajo.
Sa i takon raportit më bashkëshortin, Gili tregoi me shaka se e ka gjetur gjithmonë formën që të jenë gjithmonë bashkë dhe ai të mos e “mashtrojë”./tch/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...