Priyanka Chopra ka konfirmuar fejesën me të dashurin Nick Jonas duke treguar unazën e saj me diamant.
Aktorja 36 vjeçare, më në fund konfirmoi thashethemet përmes një fotoje me yllin bollivudian Raveena Tandon, transmeton portali arbresh.info.
Çifti hollivudian nxitën spekulimet që kishin çuar romancën e tyre në një nivel tjetër gjatë një udhëtimi në Londër muajin e shkuar, ku thuhet që Jonas i ka kërkuar martesë.
Sipas revistës ‘People’, 25 vjeçari Jonas, i propozoi martesë gjatë darkës sa ishin në kryeqytetin britanike, pas vetëm dy muajsh lidhjeje.
Çifti ka qenë shumë i pandashëm që nga takimi i tyre i parë, ku janë parë së bashku në Nju Jork, Los Anxheles dhe Indi, ku u takuan me familjen e Chopras./Arbresh.info/
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...