Priyanka Chopra thotë se karriera e saj e aktrimit ishte një “hile” në jetën e saj dhe së ndodhi rastësisht.
Aktorja e njohur priste që të vazhdonte studimet akademike dhe kishte menduar që të studionte inxhinierinë dhe e tëra ndryshoi kur ajo u zgjodh Miss Bota në vitin 2000, transmeton portali arbresh.info
“Nuk e dija që mund të bëhesha aktore. Nuk e dija që ishte një zgjedhje profesionale që mund të bëhej. Unë vij nga një familje shumë akademike. Prindërit e mi janë të dy mjekë, kështu që pritej që edhe unë të vazhdoja studimet akademike. Isha e shkathët dhe doja të bëhesha inxhiniere”, tha ajo.
Duke folur për burrin e saj Nick Jonas, aktorja 38-vjeçare, ka theksuar se ai “meriton Oscar në familjen e tij”, pasi të gjitha gjërat i bën shumë mirë.
“Është shumë e rëndëesishme që ne vazhdojmë të jemi të dashuruar me njëri-tjetrin. Kjo është shumë e rëndësishmë. Të dy kemi pasur karrierë indivudiale, sa mendoja që lidhja jonë nuk do të zgjaste më shumë se gjashtë muaj. Është bekim që jemi bashkë dhe të lumtur”, tha ajo./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...