Einxhel dhe Beniada krijuan një miqësi të ngushtë gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Vip. Por me daljen e tyre jashtë vajzat nuk janë parë më në praninë e njëra-tjetrës. E ftuar në RTV Ora, Einxhel ka treguar se si qëndron e vërteta dhe me cilët banorë është takuar.
Einxhel Shkira: Me Semin jam takuar, kemi kaluar goxha kohë, kemi qenë dhe në Kosovë, kemi ndjekur disa ditë. Me pjesën tjetër kanë qenë takime sporadike. Me Arjolën jam takuar dhe kemi qenë bashkë me vajzat e saj për darkë. Takuam Monikën te ditëlindja.
Po me Beniadën?
Einxhel Shkira: Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numri ne telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë (qesh).
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...